Me datë 2 janar, kolegu ynë profesori i nderuar Bashkim Hysenaj, mësimdhënës i lëndës së Fizikës, ka përmbyllur me sukses rrugëtimin e tij profesional, duke dalë në pension.
Gjatë viteve të punës, ai ka dhënë një kontribut të çmuar në edukimin dhe formimin e shumë brezave të nxënësve, duke u dalluar për përkushtim, profesionalizëm dhe ndjenjë të lartë përgjegjësie në misionin arsimor.
Në emër të kolektivit të shkollës, e falënderojmë sinqerisht për punën dhe angazhimin e tij ndër vite dhe i urojmë shëndet, qetësi dhe ditë të mbushura me gëzim në këtë kapitull të ri të jetës.
GĂ«zuar pensionimin profesor Bashkim Hysenaj! đ